Është gjithmonë e vështirë hera e parë kur bën diçka. Sidomos kur bashkëpunon, të bësh gabime nuk është një ndjenjë e mirë. Ne duam ta thjeshtësojmë mënyrën se si kontribuesit e open-source mësojnë dhe kontribuojnë për herë të parë.
Leximi i artikujve & shikimi i tutorialve ndihmojnë, por ç'është më mirë se sa ta bësh këtë gjë në një vend praktike? Ky projekt synon të udhëzojë & të thjeshtësojë mënyrën se si fillestarët bëjnë kontributin e tyre të parë. Nëse dëshiron të bësh kontributin tënd të parë, ndiqi hapat më poshtë.
Nëse nuk e ke git në kompjuterin tënd, instaloje.
Forko këtë repozitor duke klikuar në butonin fork në krye të kësaj faqeje. Kjo do të krijojë një kopje të këtij repozitori në llogarinë tënde.
Tani klono repozitorin e forkuar në kompjuterin tënd. Shko në llogarinë tënde të GitHub, hap repozitorin e forkuar, kliko butonin code dhe më pas kliko ikonën kopjo në clipboard.
Hap një terminal dhe ekzekuto komandën vijuese të git:
git clone "url që sapo e kopjove"Ku "url që sapo e kopjove" (pa thonjëzat) është url-ja e këtij repozitori (forku yt i këtij projekti). Shiko hapat e mëparshëm për të marrë url-në.
Për shembull:
git clone git@github.com:ky-je-ti/first-contributions.gitKu ky-je-ti është emri i përdoruesit tënd të GitHub. Këtu je duke kopjuar përmbajtjen e repozitorit first-contributions në GitHub në kompjuterin tënd.
Ndrysho direktorinë e repozitorit në kompjuterin tënd (nëse nuk je tashmë atje):
cd first-contributionsTani krijo një degë duke përdorur komandën git switch:
git switch -c emri-jot-i-deges-se-rePër shembull:
git switch -c shto-john-doeTani hap skedarin Contributors.md në një editor teksti, shto emrin tënd tek ai. Mos e shto në fillim ose në fund të skedarit. Vendose diku në mes. Tani, ruaje skedarin.
Nëse shkon në direktorinë e projektit dhe ekzekuton komandën git status, do të shohësh se ka ndryshime.
Shto ato ndryshime në degën që sapo e krijove duke përdorur komandën git add:
git add Contributors.mdTani kryej ato ndryshime duke përdorur komandën git commit:
git commit -m "Add emri-yt to Contributors list"Duke zëvendësuar emri-yt me emrin tënd.
Shty ndryshimet e tua duke përdorur komandën git push:
git push -u origin emri-jot-i-deges-se-reDuke zëvendësuar emri-jot-i-deges-se-re me emrin e degës që krijove më parë.
Nëse merr ndonjë gabim gjatë shtyrjes, kliko këtu:
-
Shko te tutoriali i GitHub mbi gjenerimin dhe konfigurimin e një çelësi SSH në llogarinë tënde.
remote: Support for password authentication was removed on August 13, 2021. Please use a personal access token instead. remote: Please see https://github.blog/2020-12-15-token-authentication-requirements-for-git-operations/ for more information. fatal: Authentication failed for 'https://github.com//first-contributions.git/'
Nëse shkon në repozitorin tënd në GitHub, do të shohësh një buton Compare & pull request. Kliko në atë buton.
Tani dërgo pull request.
Së shpejti unë do t'i bashkoj të gjitha ndryshimet tuaja në degën kryesore të këtij projekti. Do të marrësh një email njoftimi pasi ndryshimet të jenë bashkuar.
Urime! Sapo përfundove rrjedhën standarde fork -> clone -> edit -> pull request që do ta hasësh shpesh si kontribues!
Festo kontributin tënd dhe shpërndaje me miqtë e tu dhe ndjekësit duke shkuar te web app.
Mund të bashkohesh në ekipin tonë slack në rast se ke nevojë për ndonjë ndihmë ose ke ndonjë pyetje. Bashkohu në ekipin slack.
Tani le të fillojmë me kontributin në projekte të tjera. Ne kemi përmbledhur një listë projektesh me probleme të lehta që mund të fillosh. Shiko listën e projekteve në web app.
| GitHub Desktop | Visual Studio 2017 | GitKraken | Visual Studio Code | Atlassian Sourcetree | IntelliJ IDEA |





